Bedri Hamza kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij, thotë Krasniqi
Foto: Laura Hasani

Bedri Hamza kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij, thotë Krasniqi

Zgjedhjet 2025 February 19, 2025 - 14:24

Albert Krasniqi, ekspert i zgjedhjeve nga Demokracia Plus, ka komentuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e mbajtura në Kosovë më 9 shkurt.

Sipas tij, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është më i pëlqyeri brenda elektoratit të tij.

Nga të dhënat e publikuara deri më tani, Hamza ka marrë mbështetjen e 74 për qind të votuesve të PDK-së.

Krasniqi përmendi edhe një fakt tjetër e që është se Hamza është i vetmi kandidat që s’është kryetar partie.

“Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij, duke marrë mbështetjen e 74% të votuesve të PDK-së. Ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie”, shkroi ai në një postim në Facebook. /Zëri