
Dhjetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, vazhdon procesi i numërimit të votave për deputetë
Zgjedhjet 2025
February 19, 2025 - 13:39
Kanë kaluar dhjetë ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve, por ende nuk ka rezultat përfundimtar për partitë dhe deputetë.
Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende po vazhdon procesin e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Deri tani, votat për kandidatët për deputetë janë numëruar në rreth 88% të vendvotimeve.
Madje, janë publikuar edhe disa lista me numrat e votave të grumbulluara nga kandidatët e partive politike që kanë kaluar pragun zgjedhor.
Megjithatë, zyrtarët e KQZ-së nuk kanë dhënë një datë të saktë se kur mund të përfundojë numërimi, por besojnë se procesi do të përmbyllet brenda pak ditësh. /eo