
Numërohen mbi 73% të votave, procesi vazhdon të martën në 19 qendra të tjera
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më 16 shkurt janë numëruar 73.23% e vendvotimeve, ose gjithsej 1,855 nga 2,533, në kuadër të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Numërimi ka përfunduar në 19 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Han i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Procesi i numërimit do të vazhdojë ditën e martë në 19 Qendra të tjera Komunale të Numërimit.
KQZ-ja vazhdon të sigurojë transparencë dhe korrektësi gjatë procesit të numërimit, i cili pritet të përfundojë së shpejti.