![Përfundon numërimi i votave për deputetë në katër komuna](/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_Qendra_komunale_e_numerimit_te_votave-Zgjedhjet_parlamentare_te_9_shkurtit-11_shkurt_2025a4-Laura_Hasani_copy1739535650.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në katër komuna
Zgjedhjet 2025
February 14, 2025 - 12:57
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ] ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna.
Komunat ku ka përfunduar numërimi janë: Hani i Elezit, Shtërpca, Parteshi dhe Ranilluga, transmeton Zeri.info.
“Në përgjithësi, nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Zëri