![Në disa komuna ende nuk ka filluar numërimi i votave](/uploads/zeri.info/images/2025/February/12/auto_auto_Numrimi217393047321739376599.jpg)
Në disa komuna ende nuk ka filluar numërimi i votave
Zgjedhjet 2025
February 13, 2025 - 09:47
Në disa Qendra Komunale të Numërimit nuk ka nisur ende numërimi i votave.
KQZ-ja ka njoftuar se sot në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit.
Gjithashtu, procesin e numërimit e ka filluar edhe Qendra Komunale e Numërimit në Ferizaj, ndërkaq sipas KQZ-së, për qendrat e tjera, të cilat do të fillojnë procesin e numërimit, do të njoftojë së shpejti. /Zëri