![Rinis numërimi i votave për deputetë në Prishtinë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/11/auto_Numrimi51739305509.jpg)
Rinis numërimi i votave për deputetë në Prishtinë
Zgjedhjet 2025
February 11, 2025 - 21:16
Pas një pauze të gjatë për shkak të rënies së sistemit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka nisur në qendrën komunale të numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Sistemi i KQZ-së, i cili po aplikohet për herë të parë në këtë proces, pësoi probleme teknike, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme, raporton ATV.
Deri rreth orës tetë, në një prej tavolinave të numërimit nuk ishte numëruar asnjë votë për kandidatët, përveç verifikimit të votave për subjektet politike.