Në orën 16:00 fillon numërimi i votave për deputetë
Foto: Laura Hasani

Në orën 16:00 fillon numërimi i votave për deputetë

Zgjedhjet 2025 February 11, 2025 - 12:19

Sot në orën 16:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin e votave për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi do të fillojë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.

“Procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative”, tha ai.

Ai po ashtu bëri të ditur se në Qendrën Komunale të Numërimi në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbajë konferencë për media në orën 16:00. /Zëri