Misioni nga BE-ja sot me deklaratë rreth zgjedhjeve në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Misioni nga BE-ja sot me deklaratë rreth zgjedhjeve në Kosovë

Zgjedhjet 2025 February 11, 2025 - 08:02

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, njëherësh deputete e Parlamentit Evropian, sot do të prezantojë deklaratën preliminare të misionit rreth zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë.

Ndryshe, Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian që është përbërë mbi 100 persona kanë qenë në terren në mbarë Kosovën.

Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, kishte vendosur të dërgojë në Kosovë këtë Mision të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas BE-së, prania e misionit në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke i lejuar votuesit e Kosovës të shprehin qartë zgjedhjet e tyre.