Lladrovci: LVV-ja ka bë hajgare në Drenas, mori vota më shumë se që duhej
Foto: Laura Hasani

Lladrovci: LVV-ja ka bë hajgare në Drenas, mori vota më shumë se që duhej

Zgjedhjet 2025 February 10, 2025 - 23:54

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë vota se sa është dashur në këtë komunë.

Ai shprehet se në këtë komunë, VV-ja ka bërë hajgare, transmeton klankosova.tv.

“Vetëvendosje ka fituar më shumë se që u dashtë në Drenas, sepse Qeveria Kurti nuk e ka pru asnjë investim të vetëm për pesë vjet rresht. Pra ka luajtur me kodet buxhetore, për shembull me rrugën Komoran-Gllobar, herë i qitke 500 mijë euro, herë 14 milionë, herë 4 milionë, herë 7 milionë, bënte hajgare, bënte barazime buxhetore në buxhetin e Kosovës”, tha kreu i Drenasit.

Lladrovci po ashtu shton se kryeministrit Albin Kurti ka humbur besimin ndaj qytetarëve të Kosovës, duke thënë se për këtë arsye ka rënë edhe në vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.