Nesër fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Foto: Laura Hasani

Nesër fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet 2025 February 10, 2025 - 19:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha për RTKlive se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, tha ai.