
Haziri falënderon gjilanasit, thotë se rikthimi i LDK-së po bëhet
Zgjedhjet 2025
February 10, 2025 - 18:55
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura të dielën.
Ai ka falënderuar votuesit në Gjilan që kanë mbështetur partinë e tij, raporton Zeri.info.
Haziri thotë se LDK-ja ka filluar rikthimin e madh dhe se Gjilani është nismëtar.
“Ky është veç fillimi i këtij procesi e na pret shumë punë e angazhim bashkë deri në vjeshtë, për t’i dhënë Gjilanit formë, besim, shpresë e dashni.
Presim zbardhjen e emrave të deputetëve që do ta na përfaqësojnë dhe zotohemi që me punë t’ua kthejmë dashninë tuaj.
Asgjë nuk ndryshon tek ne sepse Gjilanin e duam pa kusht”, shkroi ai në Facebook. /Zëri