![Numërohen mbi 96 për qind e votave, ky është rezultati](/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_1vota1739203576.jpg)
Numërohen mbi 96 për qind e votave, ky është rezultati
Zgjedhjet 2025
February 10, 2025 - 16:18
Deri më tani janë numëruar 96.45 për qind e votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga të dhënat e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka 41.11 për qind të votave, apo 333 mijë e 436 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka 22.28 për qind, apo 180 mijë e 174 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës numëron 17.78 për qind, apo 144 mijë e 205 vota.
Sakaq AAK me partnerët e koalicionit ka 7.46 për qind, apo 60 mijë e 497 të votave.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_1-6-1536x6511739200830.png)