
Kaq vota mori LVV-ja në Ranillug, Kllokot e Partesh
Zgjedhjet 2025
February 10, 2025 - 11:31
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit mbi zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në rezultatet preliminare që ka publikuar KQZ-ja, në tri komunat e vogla me shumicë serbe, Ranillug, Kllokot e Partesh, Lista Serbe pa diskutim që është partia fituese, shkruan Zeri.info.
Në këto tri komuna edhe Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë vota.
Në Ranillug LVV-ja ka marrë 19 vota, në Kllokot 333, ndërkaq në Partesh vetëm 5 vota, raporton më tutje Zeri.info.
KËTU mund t’i ndiqni në kohë reale rezultatet e përditësuara nga KQZ-ja.
Më poshtë jua sjellim grafika e zgjedhjeve në Ranillug, Kllokot e Partesh, ku përfundoi numërimi i të gjitha votave. /Zëri