![Numërohen mbi 90 për qind e votave, LVV-ja prin bindshëm](/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_auto_LVV_117391205491739182586.png)
Numërohen mbi 90 për qind e votave, LVV-ja prin bindshëm
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sapo ka përditësuar të dhënat e fundit mbi zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 11:04, deri në këtë kohë janë procesuar 2 mijë e 283 vendvotime, nga gjithsej 2 mijë e 533, ose 90,13 për qind e tyre, raporton Zeri.info.
Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka arritur të mbledhë gjithsej 311 mijë e 907 vota, ose 41.00 për qind.
Në vendin e dytë radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me gjithsej 170 mijë e 198 vota, ose 22,37 për qind, raporton më tutje Zeri.info.
Sipas këtyre rezultateve preliminare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) radhitet partia e tretë.
Deri më tani LDK-ja ka arritur të mbledhë 17,57 për qind, ose 133 mijë e 693 vota.
Në vendin e katërt është AAK-ja me partnerët e saj, me 7.56 për qind, si dhe në vendin e pestë Lista Serbe me 3,98 për qind.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit nga KQZ-ja. /Zëri
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_rezultatet1739182591.jpg)