Edhe në Pejë LDK-ja merr goditje të madhe nga LVV-ja

Edhe në Pejë LDK-ja merr goditje të madhe nga LVV-ja

Zgjedhjet 2025 February 10, 2025 - 10:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon përditësimin dhe publikimin e të dhënave të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 10:19, në qytetin e Pejës janë procesuar 108 vendvotime nga 132 sa kanë qenë në total, ose 81.82 për qind, raporton Zeri.info.

Të dhënat e fundit tregojnë se edhe në këtë qytet Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota.

Janë gjithsej 15 mijë e 63 qytetarë, ose 41,49 për qind, të cilët kanë votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.

Partia e dytë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është radhitur e dyta në Pejë, qytet ky i cili llogaritet si bastion i LDK-së.

Deri më tani janë gjithsej 10 mijë e 160 qytetarë, ose 27,99 për qind që ia kanë dhënë besimin LDK-së, raporton Zeri.info.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), së bashku me partnerët e saj, në Pejë deri më tani ka arritur të sigurojë 4 mijë e 610 vota, ose 12,70 për qind.

Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në qytetin e Pejës deri më tani ka siguruar 3 mijë 664 vota, ose 10,09 për qind.

KËTU mund t’i ndiqni në kohë reale përditësimet e fundit nga KQZ-ja. /Zëri

Image