![Lutfi Haziri merr goditje të madhe nga LVV-ja në Gjilan](/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_auto_lutfi-haziri16265170861739177520.png)
Lutfi Haziri merr goditje të madhe nga LVV-ja në Gjilan
Zgjedhjet 2025
February 10, 2025 - 09:51
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit në orën 09:41.
Sipas këtyre të dhënave, në qytetin e Gjilanit janë numëruar 78,29 për qind e vendvotimeve, ose 101 nga gjithsej 129, raporton Zeri.info.
Këto të dhëna tregojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Lutfi Hazirit në këtë komunë ka marrë goditje të madhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Vetëvendosja në Gjilan deri më tani ka mbledhur gjithsej 18 mijë e 813 vota, ose 51,54 për qind, raporton Zeri.info.
E dyta është LDK-ja me 7 mijë e 933 vota, ose 21,73 për qind.
Në Gjilan në vend të tretë deri më tani është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka 17,06 për qind, ose 6 mijë e 229 vota.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit të KQZ-së. /Zëri
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_gjilan1739177524.jpg)