Numërohen mbi 94% të votave në Prishtinë, LVV-ja prin bindshëm
Foto: Laura Hasani

Numërohen mbi 94% të votave në Prishtinë, LVV-ja prin bindshëm

Zgjedhjet 2025 February 10, 2025 - 09:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me përditësimin e të dhënave nga numërimi i votave.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 09:15 për komunën e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm.

Sipas këtyre të dhënave nga 258 vendvotime, 243 prej tyre janë proceduar, ose 94,19 për qind, raporton Zeri.info.

Këto të dhëna tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është duke fituar bindshëm në Prishtinë, pra ka arritur që të mbledhë gjithsej 51 mijë e 631 vota, ose 46.80 për qind.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) radhitet e dyta me 28 mijë e 178 vota, ose 25,54 për qind, raporton tutje Zeri.info.

Në vendin e tretë në Prishtinë radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 20 mijë e 333 vota, ose 18.43 për qind.

Kurse Koalicioni për Familje ka arritur që t’i mbledhë 4.23 për qind të votave, ndërkaq AAK-ja me partnerët e saj deri më tani ka arritur të mbledhë 3.31 për qind të votave të numëruara deri më tani.

KËTU mund t’i shikoni në kohë reale rezultatet e përditësuara nga KQZ-ja. /Zëri

Image