![KQZ-ja përditëson të dhënat, këto janë rezultatet e fundit nga numërimi i votave](/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_auto_LVV_117391205491739175409.png)
KQZ-ja përditëson të dhënat, këto janë rezultatet e fundit nga numërimi i votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 09:05, nga 2 mijë e 533 vendvotime, deri më tani janë procesuar 2 mijë e 250, ose 88.83% të votave, ku fituese deri më tani është Lëvizja Vetëvendosje, raporton Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i mbledhë 308 mijë e 229 vota, ose 41.11 për qind, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka 165 mijë e 639 vota, ose 22.09 për qind dhe e treta sipas këtyre rezultateve është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 132 mijë e 354 vota, ose 17.65 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe partnerët e saj deri më tani kanë arritur të mbledhin 57 mijë e 244 vota apo 7.64 për qind.
KËTU mund t’i ndiqni në kohë reale rezultatet e përditësuara nga KQZ-ja. /Zëri
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_r11739175412.jpg)