Numërohen mbi 88% të votave, ky është rezultati

Numërohen mbi 88% të votave, ky është rezultati

Zgjedhjet 2025 February 10, 2025 - 08:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 06:04, nga 2 mijë e 533 vendvotime, deri më tani janë procesuar 2 mijë e 230 apo 88.04% e votave, ku fituese deri më tani është Lëvizja Vetëvendosje, raporton Zeri.info.

Sipas këtyre të dhënave, Vetëvendosja deri më tani ka arritur t'i marrë 306 mijë e 556 vota apo 41.29 për qind.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 162 mijë e 33 vota apo 21.83 për qind.

Në vendin e tretë sipas këtyre të dhënave del Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 131 mijë e 798 vota apo 17.75 për qind.

Më pas radhitet AAK-ja me partnerët me 7.68 për qind.

KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit nga KQZ-ja. /Zëri

Image