![Kurti për opozitën: Çfarë hajvanësh](/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_Kurti_tubimi1739145104.jpg)
Kurti për opozitën: Çfarë hajvanësh
Kandidati i LVV-së, Albin Kurti ka mbajtur sot një fjalim para qytetarëve të cilët u mblodhën në sheshin “Skenderbeu”, pasi rezultatet preliminare e zgjedhin fitues të zgjedhjeve të së dielës.
Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve, ndërsa ka falenderuar mbështetësit e tij.
“I falenderoj të gjithë votuesit tanë që na kanë mbështetur, si kurorëzim i një pune njëmujore në fushatë, 4 vjecare në qeverisje e 20 vjecare në LVV, faleminderit të gjithëve”, tha Kurti, duke shtuar se procesi zgjedhor ka qenë proces demokratik, i cili nuk ka pasur incidente.
Ai falënderoj edhe policinë edhe mekanizmat tjerë që janë angazhuar në zgjedhje.
Kurti ka thënë se asnjëherë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie, derisa ndaj opozitës përdori termin “hajvan”.
“Kurrë s'është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie. Me oligarkë që japin para pa hesap, e me opozitë që bëjnë marrëveshje edhe me dreqin kundër qeverisë sonë. Edhe prapë se prapë kanë humbur, kanë me mbet opozitë sepse nuk ia duan të mirën as shtetit e as popullit”, ka deklaruar Kurti./Zëri
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_474552731_1623832351579947_4228458401020896417_n1739145071.jpg)