![PDK: Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie, morëm mbi 200 mijë vota](/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_475523762_1168225147992423_2471098740559254530_n-600x3601739143958.jpg)
PDK: Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie, morëm mbi 200 mijë vota
Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për media tha se në këto zgjedhje, PDK-ja ka dalë forca e dytë me madhe politike në vend, e që sipas tyre, ky është një rezultat i madh.
Blerand Stavileci tha se PDK-ja ka arritur të marrë më shumë se 200 mijë vota.
“PDK ka arritur një rezultat të madh, është konfirmuar si forca e dytë më e madhe politike në vend me mbi 200 mijë vota”.
Tutje ai tha se rezultati në këto zgjedhje tregojnë se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeveri.
Po ashtu, Stavileci tha se kryetari i partisë, Memli Krasniqi dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza do të dalin me një qëndrim zyrtar pas finalizimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.
“Ky është një sukses i pamohueshëm për ne. Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie, ata kërkojnë një qeveri të re, një qeveri tjetër. Ditët në vijim, me finalizimin e rezultateve, kryetari Memli Krasniqi dhe Bedri Hamza do të dalin me qëndrimin tonë zyrtar për hapat e ardhshme”.