![Abdixhiku publikon rezultatet: LDK-ja e treta, ka marrë mbi 18%](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_LDK1739140725.jpg)
Abdixhiku publikon rezultatet: LDK-ja e treta, ka marrë mbi 18%
Zgjedhjet 2025
February 09, 2025 - 23:38
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka pranuar se rezultati i partisë që ai drejton nuk është i knaqëshëm në përmasat që i ka pritur.
Ai ka thënë se për këtë do t’i jap llogari LDK-së dhe qytetarëve që e kanë votuar, raporton Zeri.info.
“Është një rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë për këtë rezultat e marrë vetëm unë dhe llogari do t’i jap vetëm LDK-së dhe qytetarëve që e kanë votuar LDK-në”, tha Abdixhiku në konferencën për media.
Ai publikoi edhe rezultatet që i ka partia e tij, ku LDK-ja mbetet partia e tretë.
Rezultati sipas LDK-së
Pjesëmarrja mbi 871 mijë votues.
LDK 18.14% - Mbi 158 mijë vota
LVV 39.8% - Mbi 347 mijë vota
PDK 21.84% – Mbi 190 mijë
AAK-NISMA 7.6% - Mbi 66 mijë vota