Kurti: Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë “Kurti 3”
Foto: Laura Hasani

Kurti: Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë “Kurti 3”

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 23:26

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se koalicioni i tyre me “Guxo” dhe “Alternativa” do ta formojë qeverinë "Kurti 3".

Kurti para mediave ka shpallur fitoren derisa ka thënë se partitë tjera edhe po të bëhen bashkë nuk mund të marrin vota sa LVV.

“Gjithçka ka shkuar sipas procedurave, falënderoj Policinë dhe organet e rendit në përgjithësi. Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike. Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3. Do t’i vazhdojë punët…Populli fitoi, fitoi Vetëvendosje. Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme. Të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët e të tretët po të mblidhen bashkë, nuk bëjnë sa ne”, ka thënë Kurti.