![Limaj shpall fitoren në Malishevë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_476842351_122213981258197296_3223700798536904609_n1739136490.jpg)
Limaj shpall fitoren në Malishevë
Zgjedhjet 2025
February 09, 2025 - 22:27
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka shpallur fitoren në Malishevë.
Në një postim në Facebook, Limaj ka shkruar se në vendlindjen e tij kanë fituar mbi 40 për qind të votave.
“Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare. Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën. Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate”, ka shkruar Limaj.
Në këto zgjedhje, Nisma garoi në koalicion me AAK-në.