![Rezultatet preliminare të DnV: VV-ja 40%, PDK-ja 21%, LDK-ja 17.5%](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_sf1739134922.jpg)
Rezultatet preliminare të DnV: VV-ja 40%, PDK-ja 21%, LDK-ja 17.5%
Demokracia në Veprim vlerëson se i gjithë procesi i votimit, që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00 ka rrjedhur në atmosferë të qetë ndërsa votuesit kanë demonstruar një pjekuri të lartë qytetare dhe demokratike. DnV ka raportuar për ecurinë e procesit duke pasë në terren 500 vëzhgues të shpërndarë në 500 vendvotime sipas mostrës përfaqësuese.
Dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 44.1%, me margjinë gabimi +/- 0,84%. Këtu nuk janë të llogaritura dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit.
Dalja përfundimtare e votuesve në zgjedhjet e kaluara të parakohshme parlamentare të vitit 2021 ishte 48,78% ndërsa në vitin 2019 dalja e votuesve ishte 44,56%.
REZULTATET PRELIMINARE
Lëvizja Vetëvendosje 40,4% (Margjina e gabimit +-1,44%)
Partia Demokratike e Kosovës – PDK 21,7% (Margjina e gabimit +/-1,45%)
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK 17,5% (Margjina e gabimit +/-0.97%)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK- NISMA 7,2% (Margjina e gabimit +/-0.82%)
Koalicioni për Familjen 2,4% (Margjina e gabimit +/-0,21%)
Srpska Lista - SL 5,4% (Margjina e gabimit +/-1,68%)
Za Slobodu, Pravdu i Opstanak – SPO 0,6% (Margjina e gabimit +/-0,19%)
**Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht
**Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara
**Margjina e gabimit është për rezultatet e secilit subjekt politik
DnV rikujton se pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, kutitë e votimit do të dërgohen në Qendrat Komunale të Numërimit, në përcjellje të Policisë së Kosovës. Nga mëngjesi i nesërm, kutitë do të rihapen dhe do të fillojë procesi validimit të votave të subjekteve politike e pastaj numërimit të votave të kandidatët e subjekteve politike. Ky ndryshim po aplikohet për të përmirësuar transparencën dhe saktësinë e numërimit të votave për kandidatë, proces ky që është përcjellë me ankesa, vonesa e parregullësi në zgjedhjet e kaluara dhe ka bërë që 90% e kutive të rinumërohen.
DnV kërkon nga subjektet politike të përmbahen nga festimet e parakohshme dhe të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ për t’i kontrinbuar një atmosfere të qetë dhe demokratike.