Koalicioni për Familje: Kauza e familjes do të vazhdojë

Koalicioni për Familje: Kauza e familjes do të vazhdojë

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 21:18

Koalicioni për Familje mbajti konferencën e tij të parë për media pas rezultateve të para të zgjedhjeve.

Prijësi i koalicionit, Eman Rrahmani, tha se janë duke pritur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

“Faleminderojmë të gjithë votuesit për mbështetjen e tyre dhe për çdo kontribut që dhanë në këto zgjedhje. Jemi mirënjohës për çdo angazhim dhe jemi duke pritur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Ne jemi të falënderuar për çdo votë që është dhënë për ne. Çfarëdo rezultati që të vijë, ai do të pasqyrojë angazhimin dhe punën tonë të palodhur”, thotë Rrahmani.

“Kauza e familjes do të vazhdojë dhe ne do të jemi gjithmonë të pranishëm në skenën politike. Ne jemi ata që do ta mbrojmë vlerën e familjes dhe do të vazhdojmë gjithmonë për familjen. Faleminderit edhe mediat dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë proces”, shtoi ai./Zëri