Molliqaj thirrje opozitës: Mos bëni koalicion me LVV-në
Foto: Laura Hasani

Molliqaj thirrje opozitës: Mos bëni koalicion me LVV-në

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 19:48

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të Exit Polleve, të cilat e nxjerrin LVV-në si partinë e parë.

Sipas Mollqajt, kjo është fitore për Kosovën, ndërsa u ka bërë thirrje partive opozitare që me asnjë kusht të mos bëjë koalicion me LVV-në, transmeton Zeri.info.

“Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me Vetëvendosjen. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë LVV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Molliqaj. /Zëri