
Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve
Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka falënderuar qytetarët e Kosovës për një tjetër proces zgjedhor të shkëlqyeshëm, duke u shprehur krenare për fushatën dhe ditën e zgjedhjeve.
“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë. Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë!”, ka shkruar Çitaku.
Rezultatet e zgjedhjeve priten me interes, ndërsa partitë politike tashmë po analizojnë votat e fituara dhe ndikimin e tyre në skenën politike të Kosovës.