
Ramadani: Populli e ndërroi qeverinë
Ish-kryeinspektori i AKI-së ka reaguar pas publikimit të Exit Pollëve, i cili ka shkruar se populli e ndërroi qeverinë. Exit Pollët deri tash thonë se LVV-ja është diku ndërmjet 38 deri në 39%.
E plotë:
Populli e ndërroi Qeverinë!
I hoqi besimin Qeverisë aktuale!
Qytetarët vendosën. Sipas exit-polleve, cilindo që e merrni në konsideratë, populli i Kosovës e ndrroi Qeverinë.
Kështu, unë besoj se nga nesër qartësohet se:
1. Nuk ka Qeveri njëpartiake, sepse populli nuk i besoi vetëm një partie.
2. Koalicioni midis opozitës është i domosdoshëm si kërkesë e popullit përmes votës për opozitën e deritashme.
3. Pushteti i derisotshëm shkon në opozitë.
Qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe sot pjekuri të konsoliduar politike.
Procesi zgjedhor për lakmi, siguria në nivel të lartë, mesazhi politik shumë i fuqishëm!