Rezultatet e Exit Pollit nga UBO, ky është numri i ulëseve në Kuvend për secilën parti
Foto: Zëri

Rezultatet e Exit Pollit nga UBO, ky është numri i ulëseve në Kuvend për secilën parti

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 19:17

Exit Polli i realizuar nga Rtv Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting ka nxjerrë si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, të dytën Partinë Demokratike të Kosovës dhe të tretën Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas këtij Exit Polli e katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

Partia Demokratike e Kosovës 21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Nga këto rezultate LVV-ja do të ketë 46 deputetë, PDK-ja do të ketë 24 deputetë, LDK-ja 22 deputetë, AAK-ja 8 deputetë dhe 20 deputetë do të kenë minoritetet.