
Sa është numri i ulëseve në Kuvend sipas Exit Pollit të Albanian Post dhe T7?
Zgjedhjet 2025
February 09, 2025 - 19:15
Gazetari Baton Haxhiu është duke prezantuar në T7 në rezultatet e Exit Pollit për zgjedhjet e sotme parlamentare.
Sipas Exit Pollit të Haxhiut, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 37%, Lidhja Demokratike e Kosovës 20%, Partia Demokratike e Kosovës 23%, AAK/Nisma 8% dhe Lista për Familjen sipas Exit Pollit s’e ka kaluar pragun.
Sipas Baton Haxhiut, marzha e gabimit s’mund të jetë më shumë se 1.5%.
Ndërsa, numri i deputetëve sipas Exit Pollit të Haxhiut është:
Lëvizja Vetëvendosje ka 42 deputetë, PDK-ja 26 deputetë, LDK-ja 23 deputetë, AAK-ja 9 deputetë.