Edhe UBO-Consulting nxjerr fituese LVV-në

Edhe UBO-Consulting nxjerr fituese LVV-në

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 19:07

Qytetarët e Kosovës sot kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike, ku kanë votuar për qeverinë e ardhshme.

Sipas Exit Pollit të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting, këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

Partia Demokratike e Kosovës 21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Valon Feka, nga UBO-Consulting, ka thënë se mostra është e madhe me rreth 15 mijë anketa, me margjinë të gabimit më pak se 1%.

Ai tha se këto rezultate janë vetëm nga votuesit rezidentë dhe se në këtë Exit Poll nuk janë përfshirë votat e diasporës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë me të drejtë vote, në procesin e votimit deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 28.32%.