DnV: Deri në orën 17:00 votuan 38,9% të qytetarëve në nivel vendi
Foto: Laura Hasani

DnV: Deri në orën 17:00 votuan 38,9% të qytetarëve në nivel vendi

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 18:46

38,9% (nga 1.9 milion me të drejtë vote) është dalja e përgjithshme në votime në nivel vendi këtë të diel, raportoi Demokracia në Veprim në një konferencë për media.

Rajoni me daljen më të madhe është rajoni i Prishtinës me 46% dhe ato të komunave të banuara me shumicë serbe – po ashtu edhe rajoni i Ferizajt.

Brenda mesatares në nivel vendi, sipas DnV-së, është rajoni i Gjilanit dhe Mitrovica e Jugut – ndërsa në nivelin më të ulët të mesatares, rajoni i Pejës, Prizrenit dhe Gjakovës.