Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë procesit zgjedhor nuk është raportuar për asnjë incident
Foto: Laura Hasani

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë procesit zgjedhor nuk është raportuar për asnjë incident

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 17:41

Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen qendrave të votimit të Zgjedjeve Parlamentare, nga informacionet zyrtare që Telegafi ka siguruar, në komunën e Gjakovës deri më tani nuk është raportuar për asnjë incident.

Një gjë të tillë për Telegrafin e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, të cilët kanë bërë të ditur që deri në këto momente situata ka qenë e qetë.

“Ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore Gjakovë, nuk është inicuar ndonjë rast.”, thuhet në përgjigjjen e dërguar nga Prokuroria Thelemore e Gjakovës.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së bëhet e ditur që deri në ora 17:00, përqindja e qytetarëve që kanë votuar deri në këtë orë në Komunën e Gjakovës, është 25.01%. /telegrafi