![Kurti fton qytetarët të votojnë: Sot është Dita D e demokracisë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_Bini1739133858.jpg)
Kurti fton qytetarët të votojnë: Sot është Dita D e demokracisë
Zgjedhjet 2025
February 09, 2025 - 17:29
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë, dy orë para se të mbyllen qendrat e votimit.
Kurti e ka cilësuar ditën e zgjedhjeve, si Dita D e demokracisë, transmeton Zeri.info.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, Sot është Dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalë ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcillni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!”, shkroi Kurti. /Zëri