
Komuna me daljen me të ulët të votuesve, vetëm 4% deri tani
Zgjedhjet 2025
February 09, 2025 - 16:21
Komuna e Mitrovicës së Veriut vazhdon të mbetet komuna me numrin më të ulët të votuesve.
Deri në orën 16:00 kanë votuar vetëm 836 qytetarë, ose vetëm 4,45% në Mitrovicën e Veriut, raporton Zeri.info
Në këtë komunë kanë të drejtë vote 18.781 qytetarë.
Ekipi i “Zërit” gjatë ditës ka qenë në Mitrovicën e Veriut dhe deri më tani nuk është shënuar ndonjë incident që mund të ndikonte në procesin zgjedhor. /Zëri
