Zubin Potok, në qendrën e votimit me kusht mbarojnë fletëvotimet
Foto: Laura Hasani

Zubin Potok, në qendrën e votimit me kusht mbarojnë fletëvotimet

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 15:47

Në godinën e komunës së Zubin Potokut, që udhëhiqet nga Izmir Zeqiri, ka ndodhur një rast i çuditshëm.

Në këtë qendër votimi, ku votohet me kusht, kanë përfunduar të gjitha fletëvotimet.

Tashmë qytetarët që kanë qenë duke pritur për të votuar nuk mund të votojnë si shkak i mungesës së fletëvotimeve.

Bëhet me dije se ka marrë informacione se nuk dihet saktë a do të mbërrijnë në Zubin Potok fletëvotime të reja. /klankosova