Konjufca voton: Prej zgjedhjeve do të kuptohet legjislatura e ardhshme në Kosovë

Konjufca voton: Prej zgjedhjeve do të kuptohet legjislatura e ardhshme në Kosovë

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 14:04

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare.

Ai votoi në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në kryeqytet, raporton Zeri.info.

Nga kjo qendër vendvotimi Konjufca u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë, sepse sipas tij kjo është një ditë tejet e rëndësishme për demokracinë e shtetit.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë e shtetit tonë. Është dita e zgjedhjeve. Pra, prej këtij procesi do të konstituohet legjislatura e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. E pastaj ajo legjislaturë pritet ta zgjedhë edhe qeverinë e re të Republikës së Kosovës”, u shpreh kryekuvendari. /Zëri