Zgjedhjet parlamentare, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në vend

Zgjedhjet parlamentare, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në vend

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 13:53

Në ditën kur po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se janë duke monitoruar situatën e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës.

Ai tha se fokusi është te komunitetet joshumicë.

“Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për situata dhe koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, veçanërisht duke u fokusuar në komunitetet joshumicë”, ka thënë shefi i EULEX-it në Kosovë.