AIP-ja kërkon nga KQZ-ja e partitë politike të ruajnë privatësinë e qytetarëve gjatë votimit
Foto: Laura Hasani

AIP-ja kërkon nga KQZ-ja e partitë politike të ruajnë privatësinë e qytetarëve gjatë votimit

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 13:51

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të ruajë privatësinë e qytetarëve dhe fshehtësinë e votave dhe që kamerat të jenë në përputhje me këto rregulla.

Po ashtu, AIP-ja ka kërkuar nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi thekson se çdo shkelje e parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale do të trajtohet në përputhje me Ligjin nr. 06/l-82 për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kompetencat ligjore të Agjencisë”, thuhet në njoftim. /Zëri