Haradinaj bën sërish thirrje për dalje në zgjedhje

Haradinaj bën sërish thirrje për dalje në zgjedhje

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 13:17

Kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje.

Haradinaj tha se deri tani ka një dalje të respektueshme.

“Është dita më e rëndësishme për katër vjetët që po vijnë. Me votë vendosni ju për Kosovën edhe duke qenë se të gjitha kushte janë si duhet, edhe moti, edhe aspekti organizativ janë në nivel, ju bëj thirrje dilni me votu. Ka një dalje të respektueshëm, dilni që të votoni se kjo është dita juaj vendimi juaj për Kosovën. Me votën tuaj ju e drejtoni Kosovën”, ka thënë ai në konferencën për media.