
Shefi i Zyrës së BE-së thotë se qytetarët e Kosovës duhet të shprehin lirisht zgjedhjen e tyre
Zgjedhjet 2025
February 09, 2025 - 12:25
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, ka vizituar një vendvotim në Vushtrri për ta monitoruar procesin e zgjedhjeve.
Ai ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre, raporton Zeri.info.
“BE-ja ka vendosur misionin për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Qytetarët e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të shprehin lirisht zgjedhjen e tyre”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri