Kjo është përqindja e votuesve deri në orën 11:00
Foto: Laura Hasani

Kjo është përqindja e votuesve deri në orën 11:00

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 11:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se sa qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në këtë kohë.

Sipas të dhënave, deri më tani kanë votuar 169.435, ose 8.54% raporton Zeri.info.

Në lidhje me këtë çështje ka folur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili ka thënë se deri më tani nuk është raportuar ndonjë problem për procesin zgjedhor.

Radoniqi theksoi se të gjitha qendrat e vendvotimeve janë hapur me kohë, por disa problem janë hasur në qendrat e vendvotimit me kusht.

“Është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem. Deri në orën 11:00 kanë votuar 8,58 qind e qytetarëve, ose mbi 169 mijë votues.

Sipas informacioneve të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë kemi pasur disa problem me qendrat e vendvotimit me kusht, probleme me user ka pasur”, u shpreh ai.

Përditësimet në lidhje me këtë do të shfaqen në një link që është prezantuar në faqen e KQZ-së.