
I shoqëruar nga bashkëshortja, voton Memli Krasniqi
Zgjedhjet 2025
February 09, 2025 - 11:03
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka votuar sot për zgjedhjet parlamentare.
Ai votimin e kreu në shkollën “Hasan Prishtina” në qendër, ku ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, raporton Zeri.info
Sot është një ditë e mirë, e madhe dhe e rëndësishme për qytetarët, për demokracinë e Kosovës. Unë me Melizën sapo votuam me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve, për mundësinë dhe potencialin për të pasur një jetë më të dinjitetshme për të gjithë”, tha ai