Voton Limaj: Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovës

Voton Limaj: Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovës

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 10:59

Kryetar i e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare.

Ai votoi në shkollën fillore “Faik Konica” në kryeqytet, raporton Zeri.info.

Limaj këtë ditë e cilësoi si shumë të rëndësishme për demokracinë në Kosovë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë kosovare. Ne, çdo qytetar i Kosovës jemi krenar që kemi një demokraci funksionale, ku respekton rregullat dhe ligji. Një demokraci ku qytetaria vjen lirshëm pas një fushate të përbashkët. Sot qytetarët do të japin drejtim për katër vjet Kosovës nga do ta çojnë”, u shpreh ai mes tjerash. /Zëri