Nuk e dini vendvotimin, kjo është mënyra për ta gjetur
Foto: Laura Hasani

Nuk e dini vendvotimin, kjo është mënyra për ta gjetur

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 10:30

Sot në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, e çdo shtetas me të drejtë vote mund ta shoh se ku është vendvotimi i tij.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një platformë elektronike, lehtësisht të qasshme për të gjithë qytetarët, shkruan Zeri.info.

Në këtë link, mund ta shikoni vend votimin https://qv.kqz-ks.org/sq/ , mjafton që të shënoni numrin e letërnjoftimit dhe datëlindjen.