KPM-ja bën thirrje që të respektohet heshtja zgjedhore nga mediat
Foto: Laura Hasani

KPM-ja bën thirrje që të respektohet heshtja zgjedhore nga mediat

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 10:20

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë rregullat në lidhje me procesin zgjedhor, respektivisht heshtjes zgjedhore.

Pra, të mos transmetojnë apo publikojnë lajme që i takon aktivitetit të fushatës, shkruan Zeri.info.

“Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon njëzet e katër (24) orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”, thuhet në komunikatë. /Zëri