Në Gjilan tentohet të fotografohet vota, policia e ndalon votuesin
Foto: Laura Hasani

Në Gjilan tentohet të fotografohet vota, policia e ndalon votuesin

Zgjedhjet 2025 February 09, 2025 - 07:57

Në Gjilan është tentuar të fotografohet vota nga një votues në Qendrën më të madhe të votimit në shkollën “Ali Hadri”.

Hajzeri ka njoftuar se i dyshuar po intervistohet nga Policia e Kosovës.

“Më pak se 40 minuta kur ka filluar procesi i votimit, në Qendrën e Votimit në “Abaz Ajeti”, në Gjilan është shënuar tentative e parë për fotografimin e votes. Një votues është raportuar nga vëzhguesit se ka fotografuar votën. Jemi afër ku është ndalë votuesi dhe po intervistohet nga Policia e Kosovës”, njofton Dukagjini.

Hajzeri ka thënë se në momentin e votimit, është “vërejtur se po fotografon votën, ai[personi] është ndal për të mos hedhë votën derisa u konsultua me Policinë e Kosovës, ai votoi dhe pastaj u ndalua për intervistim nga Policia e Kosovës”.