![Hapen të gjitha qendrat e votimit në komunën e Ferizajt](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_zgjedhjet_31739085901.jpg)
Hapen të gjitha qendrat e votimit në komunën e Ferizajt
Zgjedhjet 2025
February 09, 2025 - 07:46
Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ferizaj ka përgatitur gjithsejtë 49 qendra të votimit në të cilat janë planifikuar gjithsejtë 119 mijë e 97 votues sipas listave zgjedhore.
Përgatitjet janë bërë me kohë dhe procesi ka nisur pa telashe.
Shaban Rexha, përfaqësues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, ka thenë për Telegrafin se janë përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe procedurat tjera për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Të gjithë ekipet janë trajnuar sipar planifikimeve dhe kanë zënë pozitat e tyre nëpër qendra të votimit. Kemi gjithsejtë 119 mijë e 97 votues në Komunën e Ferizajt me 49 qendra të votimit dhe me një qendër me kusht. Te numri i votuesve kemi në listë të regjistruar edhe nga diaspora”, ka thenë ai.