Haradinaj: Në ditën që do të hyjë në Qeveri nuk s’rritet çmimi i energjisë
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Në ditën që do të hyjë në Qeveri nuk s’rritet çmimi i energjisë

Zgjedhjet 2025 February 08, 2025 - 23:53

Ramush Haradinaj kandidat i Koalicionit për “Kosovën Fituese” ka thënë se ka dhënë një premtim publik se nëse bëhet kryeministër çmimi i energjisë nuk do të rritet që nga dita kur do ta marr mandatin deri në përfundim të tij.

‘Unë e kamë dhënë një premtim publik edhe ju siguroj që kom me mbajt. Në ditën që do të hyjë në Qeveri, s’rritet çmimi i energjisë elektrike deri në ditën kur dal, pra katër vjet nëse rri nuk ngritët ky çmim dhe po ashtu kam dhënë premtim që në dy vjet e gjysmë gradualisht, mujm me zbrit ma herët nëse përshpejtojmë… në 20%”, ka thënë ai. /dukagjini